Quaresma largohet nga Besiktasi, do të kthehet te Porto

Futboll

Quaresma largohet nga Besiktasi, do të kthehet te Porto

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:57
Ricardo Quaresma

Futbollisti portugez pritet të bëjë një tjetër rikthim te skuadra e Portos.

Ricardo Quaresma do t’i jap fund aventurës me skuadrën e Besiktasit.

Klubi turk është në pozitë të keqe financiare dhe po përpiqet të lehtësojë bilancin, duke mbyllur aventurën me lojtarët me paga të larta siç ishte Pepe dhe tani Quaresma.

Sulmuesi portugez ka gjetur akordin për ndërprerjen me konsensus të kontratës dhe pas 7 vjetësh në total me klubin turk do të bartë përsëri fanellën e klubit që ai dashuron, Porto.

Në të kaluarën 35-vjeçari ka luajtur me emra të mëdhenj të futbollit evropian si Barcelona, Inter apo Chelsea, ndërsa me përfaqësuesen e Portugalisë është aktivizuar në total në 80 ndeshje, duke shënuar 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat