Benzema barazon rekordin e legjendës së Realit

Futboll

Benzema barazon rekordin e legjendës së Realit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:20
Karim Benzema

Karim Benzema ka hyrë në historinë e Real Madridit me dy golat e tij mbrëmë kundër Espanyolit.

Sulmuesi francez tani ka shënuar 207 gola në fanellën e Real Madridid dhe është barazuar më sulmuesin e gjashtë më të mirë në histori të klubit, meksikanin Hugo Sanchez.

Lojtarët që janë para Benzemës janë: Puskas (242 goals), Santillana (290), Di Stéfano (307), Raúl (323) dhe Cristiano Ronaldo (450).

Benzema luajti njërën prej ndeshjeve të tij më të mirë në fanellë të Real Madridit mbrëmë në kryeqytetin katalanas. Ai jo vetëm që shënoi dy herë por ishte zemra kreative e skuadrës së Solarit ku kompletoi 54 pasime, statistika më e lartë e pasimeve të tij prej që ka ardhur në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat