Mësohet sa do të mungojë Ramos shkaku i lëndimit

Futboll

Mësohet sa do të mungojë Ramos shkaku i lëndimit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:15
Sergio Ramos

Sergio Ramos nuk do të mundë t’i ndihmojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit të enjten kundër Gironës, për shkak të një dëmtimi që e pësoi ndaj Espanyolit në La Liga të dielën.

Mbrojtësi spanjoll u detyrua ta lërë ndeshjen në fund të pjesës së parë pas një goditjeje që e mori në gjurin e majtë, por ekzaminimet mjekësore kanë treguar se ai i ka shpëtuar lëndimit serioz.

Megjithatë, ai do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore të martën, por do të pushohet në ndeshjen e kthimit ndaj Gironës në Kupën e Mbretit të enjten.

Por, kapiteni i Real Madridit pritet të kthehet ndaj Alavesit të dielën që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat