Milan merr disa lajme të mira para ndeshjes me Napoli

Futboll

Milan merr disa lajme të mira para ndeshjes me Napoli

Më: 28 janar 2019 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Skuadra e Milanos ka pranuar lajme të mira para përballjes me Napolin.

Milan dhe Napoli do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Për këtë ndeshje thuhet se trajneri Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në katër yjet e skuadrës së tij.

Elseid Hysaj, Raul Albiol, Amin Younes dhe Simone Verdi do të jenë mungesat e Napolit për ndeshjen e së martës.

Por, lajm i mirë për Ancelottin do të jetë rikthimi i super mesfushorit, Allan, i cili gjatë këtij afati kalimtar është kërkuar me ngulm nga skuadra e PSG-së.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të skuadrës së Napolit për ndeshjen kundër Milan.

Meret, Ospina, Karnezis, Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Luperto, Ghoulam, Mario Rui; Diaëara, Hamsik, Fabian, Allan, Zielinski, Ounas; Mertens, Insigne, Milik, Callejon, Gaetano  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat