“Tirana” ka arritur marrëveshjen dhe ka prezantuar mbrojtësin e ri të saj. Bëhet fjalë për Jurgen Goxhan, i cili vjen nga kategoria e parë. Goxha, 26-vjeç vjen nga “Erzeni”.
Ai luan në pozicionin e mbrojtësit dhe prej disa ditësh ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema, që ka testuar futbollistin, i cili ka dhënë sinjale të mira edhe në kategorinë e parë, kur luante me “Erzenin”.
Goxha, bënë të ditur “Tirana”, ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë. Ai vlerësohet si një alternativë më shumë në duart e teknikut Mema për fazën finale të sezonit, ku “Tirana” është e impenjuar në të dyja objektivat, Kupën e Republikës dhe kampionat mbi të gjitha. /Atsh