Guardiolas po i rrezikohet rekordi nga Solskjaer, norvegjezit i duhet vetëm edhe një fitore

Futboll

Guardiolas po i rrezikohet rekordi nga Solskjaer, norvegjezit i duhet vetëm edhe një fitore

Më: 28 janar 2019 Në ora: 23:21
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer do ta thyej rekordin e Pep Guardiola në rast se Man Utd shënon fitore kundër Burnley.

Manchester United ndeshjen e radhës në Premierligë e luan kundër skuadrës së Burnley, ku Solskjaer do të synojë fitoren e nëntë radhazi.

Norvegjezi ka impresionuar me startin e tij të jashtëzakonshëm, duke shënuar tetë fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Nëser Solskjaer shënon fitore kundër Burnley, do të thyente rekordin që Guardiola mban, si trajneri me startin më të mirë në Premierligë.

Guardiola kishte shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para të tij si trajner në Premierligë.

Manchester United konsiderohen favorit kundër Burnley, dhe Solskjaer pritet që ta thyej këtë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat