Zyrtare: Juventusi e shet yllin e skuadrës për 10 milionë euro

Futboll

Zyrtare: Juventusi e shet yllin e skuadrës për 10 milionë euro

Më: 29 janar 2019 Në ora: 06:35
Medhi Benatia

Medhi Benatia zyrtarisht është larguar nga Juventusi dhe i është bashkuar kampionit të Katarit, Al-Duhailit.

Juventusi dhe klubi nga Katari kanë arritur marrëveshje në vlerë 10 milionë euro për qendërmbrojtësin maroken.

Benatia i bëri 59 paraqitje për bardhezinjtë gjatë një qëndrimi dyvjeçar e gjysmë në Torino, duke i fituar dy tituj të Serisë A dhe duke arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, 31-vjeçari e humbi vendin e titullarit në Juve pas rikthimit të Leonardo Bonuccit verën e kaluar.

Marokeni do të zëvendësohet nga Martin Caceres, i cili tashmë i ka kaluar testet mjekësore me Juven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat