Trajneri i Cardiffit tregon si e bindi Sala-n të transferohet në Premier League

Futboll

Trajneri i Cardiffit tregon si e bindi Sala-n të transferohet në Premier League

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:10
Sala

Trajneri i Cardiffit, Neil Warnock ka folur për mënyrën se si arriti të bindë Emiliano Sala për të lënë Nantes për Bluebirds.

Kërkimi për Salan dhe pilotin, David Ibbotson po vazhdon këtë javë falë një fondi privat.

Warnock e shihte Sala si lojtar i cili mund të shënonte golat për t’i mbajtur ata në Ligën Premier.

Shefi i Cardiff kishte fluturuar në Francë për ta parë disa herë, e kishte ndjekur atë për dy muaj dhe besonte, më në fund, se sulmuesi argjentinas do t’i përshtatej formacionit të klubit anglez.

"I thashë atij se është një futbollist i çuditshëm", tha Warnock dhe shtoi 'Thashë se për këtë arsye duhet të jetë pjesë e jona, jo vetëm për veshjet e tij, por për gjithçka. Jepte maksimumin sa herë që luante'.

"Ai nuk luajti gjithmonë mirë, por shënoi disa gola të mëdha dhe mendoj se ishte vetëm duke pritur me padurim sfidën e ardhjes këtu".

"Ai erdhi për të na vizituar, ai erdhi në terrenin e stërvitjes para testeve mjekësore që duhet t’i kryente të premten. Erdhi tek unë për disa minuta dhe i thashë atij, duke parë pajisjet e veshura me të, thashë se do të përshtatesh shumë mirë me ekipin tim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat