Kur KF Prishtina dhe Ferizaj luanin me frikë të madhe, në livadhet e Varoshit  

Futboll

Kur KF Prishtina dhe Ferizaj luanin me frikë të madhe, në livadhet e Varoshit  

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:01
Kur KF Prishtina dhe Ferizaj luanin me frikë të madhe, në livadhet e Varoshit  

Po e kthyem kokën pas, para 27 viteve, në vitet e 90-ta, se çfarë përjetuam dhe ku i zhvilluam ndeshjet kampionale në kuadër të Republikës së Kosovës, gjithsesi se sot duhet të jemi shumë me energjikë, më kombëtar dhe të luftojmë në rritjen e infrastrukturës sportive dhe të nivelit të secilit sport.

Image

Cilësinë e kishim shumë më të mirë në vitet e 90-ta, atëherë kur luanim në fusha të improvizuara, sepse stadiumet dhe palestrat sportive i uzurpoi regjimi kriminal i Serbisë. Prishtina si klub më i madh në vendin tonë, së bashku me Trepçën, Lirinë, Vëllaznimin etj. garonin me ekipet tjera në fusha të improvizuara e të mbushura verës me pluhur e dimrit me baltë, por tregonin cilësi.

Image

Kur festonte golin Nadir Haxhimusa

Disa fotografi nga ndeshja e zhvilluar në fushën e Varoshit gjatë viteve 90-ta, fshat nga Ferizaj, mes Ferizajt dhe Prishtinës, në frikën e madhe se çdo moment do të ndërhyjë okupatori serb dhe ta ndërpres ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat