Liria prezanton dy ardhje të reja

Futboll

Liria prezanton dy ardhje të reja

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:05
Liria prezanton dy ardhje të reja

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror, Liria nga Prizreni ka prezantuar dy prurjet e para. Ata janë: Ramirez Valdivia Guillermo Abel, që vije klubi Margarita FC nga Venezuela. Pozita e tij është mesfushor. Ndërsa, Jimenez Vivas Luis Manuel, vije nga klubi Gran Valencia FC, po ashtu nga Venezuela, që luan po ashtu si mesfushor.

Vetë trajneri Vincenzo Alberto Annese, pas një përzgjedhjeje ka sjell në kampin ‘bardh e zi’, lojtarët që pritet të jenë mjaftë cilësor.

‘Shpresoj, të kem bërë zgjedhjen e duhur.Përvoja e tyre e madhe, prej nga vijnë, do t’i ndihmoj ekipit’. Ka thënë ai për faqen e klubit.

Prezantimin e bëri nënkryetari, Lindor Nrecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat