Bartomeu: Pique nuk donte të thoshte se Kupa nuk ka rëndësi

Futboll

Bartomeu: Pique nuk donte të thoshte se Kupa nuk ka rëndësi

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:21
Bartomeu: Pique nuk donte të thoshte se Kupa nuk ka rëndësi

Josep María Bartomeu analizoi gjendjen aktuale të Barcelonës në një prononcim për “Mundo Deportivo”, ku bëri të qartë se qëllimi i tij dhe i klubit është që të dy, Valverde dhe Jordi Alba, të qëndrojnë sezonin e ardhshëm: “Rinovimet? Dua që Valverde dhe Jordi Alba të vazhdojnë me ne, të dy kanë një kontratë. I thashë Alba se dua që ai të vazhdojë me ne edhe për pesë vite. 

De Jong? Ai është një lojtar për të tashmen dhe të ardhmen. Nënshkrimi me të është rezultat i punës së një ekipi njerëzish nga sfera ekonomike dhe sociale. Shumë njerëz kanë ndërhyrë. Kupa e Mbretit? Ne duam “tripletën”. Endërrojmë dy trofetë kombëtarë, por edhe Ligën e Kampionëve. 

E dimë se është një rrugë shumë e vështirë. Sevilla, rivali i radhës në Kupën e Mbretit, është një ekip shumë i komplikuar. Pique nuk donte të thoshte se Kupa nuk ka rëndësi, por se ne duhet të mendojmë për gjithçka tjetër".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat