Ballkani me transferim nga Skënderbeu i Korçës

Futboll

Ballkani me transferim nga Skënderbeu i Korçës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:40
Ballkani me transferim nga Skënderbeu i Korçës

Skuadra e Ballkanit është një nga më aktivet në afatin kalimtar të janarit.

I fundit është Almir Ajzeraj, i cili vjen nga Skënderbeu, derisa njoftimi është dhënë në rrjetet sociale.

“Almir Ajzeraj lojtari i cili i bashkohet rrugëtimit tonë për sezonin pranveror, në formë huazimi nga Skënderbeu me pëlqim tri palësh.

Faleminderit klubit të madh shqiptar për mundësinë e bashkëpunimit.

Me ardhjen e Almirit edhe zyrtarisht e mbyllim këtë afat kalimtar.

Klubi po kryen edhe përgatitjen e fundit në Durrës për tu kthyer sa më kompakt për lojën e parë për Digitalb Kupën e Kosovës më 9 shkurt”, shkruan faqja e Ballkanit në rrjetet sociale.

Ballkani garon në IPKO Superligë dhe aktualisht mban pozitën e nëntë.

Ndryshe, klubi nga Suhareka më herët kishte prezantuar edhe futbollistët Visar Sahiti e Tarik Cmajcanin dhe Edvin Kuçin, si dhe Dardan Jasharin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat