Fabregas: Mbeta i shokuar...

Futboll

Fabregas: Mbeta i shokuar...

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:17
Fabregas: Mbeta i shokuar...

U largua nga Chelsea pas rreth katër vitesh, sepse aktivizohej pak nga Sarri dhe vendosi t’i bashkohej Monacos, ku në bankë ishte miku i tij, Thierry Henry, me shpresën për t’u rikthyer edhe njëherë titullar dhe lider në fushë, por gjërat nuk shkuan aspak kështu. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, i cili në një intervistë të dhënë për mediat franceze, ka pranuar se është shokuar nga lajmi për shkarkimin e trajnerit Henry. “Për të thënë të vërtetën, erdha te Monaco pas telefonatës me Henry dhe për disa orë, apo edhe ditë, mbeta i shokuar kur mësova se e kanë shkarkuar”, deklaroi Fabregas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat