Caceres është i Juventusit

Futboll

Caceres është i Juventusit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:52
Caceres është i Juventusit

Pas testeve mjekësore ditë më parë, Juventusi tani ka zyrtarizuar transferimin e Martin Caceres nga Lazio. Mbrojtësi nga Uruguai ka mbërritur te klubi nga Torino si huazim deri në fund të sezonit, ndërsa për shërbimet e tij ka paguar 600 mijë euro. Pas aventurës te Sevilla, 31-vjeçari u huazua për herë të dytë te Juve në vitin 2012, e më pas u ble përfundimisht ku luajti për pesë sezone. Më pas vazhdoi te Southamptoni, Hellas Verona dhe së fundmi për dy sezone te Lazio. Caseres i bashkohet Juves si zëvendësim për Medhi Benatian, i cili u transferua te klubi nga Katari, Al-Duhail. Aktualisht Juventusi renditet i pari në Serie A me 59 pikë, 11-të më shumë se Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat