United zgjohet vonë, Lindelof e shpëton në fund

Futboll

United zgjohet vonë, Lindelof e shpëton në fund

Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:07
United - Lindelof

Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer është ndalur pas tetë fitoresh radhazi të marra në të gjitha kompeticionet (gjashtë në kampionat).

"Djajtë e Kuq", në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi me Burnley. Barnes (51') ka zhbllokuar takimin pas një gafe të Pereira-s dhe Wood (81') ka realizuar golin e dytë për miqtë. 

Vendasit janë zgjuar në minuta e fundit dhe kanë arritur të marrin një pikë nga një ndeshje që dukej e mbyllur falë penalltisë së Pogba (87') dhe golit të realizuar mes rrëmujës nga Lindelof (92'). 

United mbetet në vendin e gjashtë pas kësaj humbje, dy pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt, por blutë kanë një ndeshje më pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat