Milan thyen "mallkimin" me Piatek, eliminon Napoli-n dhe shkon në gjysmëfinalet e kupës

Futboll

Milan thyen "mallkimin" me Piatek, eliminon Napoli-n dhe shkon në gjysmëfinalet e kupës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:10
Milan

Milan është kthyer te fitorja kundër Napoli-t pas pesë vitesh dhe ka siguruar  një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë, ashtu si në 14 dhjetorin e 2014-ës, edhe sot kanë fituar me rezultatin 2-0.

Proitagonistët e takimit të luajtur pesë vite më parë kanë qenë Menez dhe Bonaventura, ndërsa sfida e sotme ka patur vetëm një hero: Krzysztof Piatek. 

Sulmuesi polak, i cili u aktivizua në minutën e 71-të të ndeshjes së kampionatit të luajtur të shtunën kundër Napoli-t (0-0), ka bërë debutimin e tij si titullar me kuqezinjtë spt dhe ka qenë një debutim ëndrrash. 

Ai ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 10-të (gjuajtja e tij e parë në portë me fanellën e Milan-it) dhe e ka mbyllur atë në të 27-ën pas një lëvizje të bukur brenda zonës së rreptësisë. 

Kuqezinjtë do të ndeshen në gjysmëfinale me fituesen e Inter-Lazio, ndeshje që do të luhet të enjten në mbrëmje.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat