Fabregas i tronditur për largimin e Henri: Prej tij erdha te “Monako”

Futboll

Fabregas i tronditur për largimin e Henri: Prej tij erdha te “Monako”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 06:16
Fabregas

Mesfushori i sapotransferuar në radhët e skuadrës së “Monakos”, Çesk Fabregas shprehu haptazi habinë e tij për largimin e francezit Tieri Henri nga stoli i skuadrës së principatës.

Spanjolli Fabregas dhe Henri kanë luajtur së bashku për ekipin e topçinjve të “Arsenal” dhe të dy lojtarët kanë patur një raport shoqëror mjaft të mirë, faktor i cili ndikoi në transferimin e spanjollit në Monako.

“Një nga arsyet kryesore për transferimin tim në këtë skuadër, ishte sepse Henri më thirri për të ardhur këtu. Henri më njeh mjaft mirë, ai donte që unë të isha lider në këtë skuadër, për të luajtur çdo ndeshje dhe çdo minutë. Besoj se Henri do të jetë një trajner mjaft i mirë në të ardhmen dhe do të ketë një të ardhme të ndritur. Nuk jam i surprizuar për çudirat që ndodhin në futboll”, theksoi Fabregas. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat