Vjen lajmi i madh nga Interi për Perisicin

Futboll

Vjen lajmi i madh nga Interi për Perisicin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:43

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka treguar se tregu i transferimeve për afatini e janarit është përmbyllur dhe se Perisic, nuk mund të ketë oferta më për transferim.

Kroati e ka bërë të qartë se dëshiron të bashkohet me Arsenalin, por marrëveshja me ‘Topçinjtë’ ka dështuar, raporton ‘Futboll Italia’.

‘Zikaltërit’ kërkojnë plotë 40 milionë euro që ta lë të lirë Perisicin.

“Perisic dëshiron të shkojë jashtë vendit, por nuk ka oferta të përshtatshme,” u tha Ausilio gazetarëve këtë mbrëmje.

“Nëse ai ka mbetur në Inter, unë pres profesionalisht të njëjtën nga ai si gjithmonë. Ne kemi ndërmend ta kthejmë atë në rrugën e duhur dhe nuk duhet të jetë problem. Unë nuk mendoj se do të duhet shumë kohë.

“Unë mund të them se tregu i transferimeve në Inter është i mbyllur. Kemi pasur disa probleme fizike me Sime Vrsaljko dhe bëmë mirë që menjëherë ta mbulojmë zbrazëtin e mbrojtjes me Cedric Soares.

“Interi ka pasur një rrugë të vështirë gjatë disa viteve të fundit, pasi ka ndryshuar pronësinë tri herë, por tani kemi një pronar solid dhe ambicioz, i cili me kohë dhe durim mund të arrijë gjëra të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat