Shqiptari firmos me ekipin e Bundesliga I

Futboll

Shqiptari firmos me ekipin e Bundesliga I

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:43

Valdrin Mustafa, sulmuesi 21-vjeçar i Shpresave të Shqipërisë, që ishte pjesë e Kaiserslauten ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke nënshkruar me Hanoverin.

Lojtari do të nisë menjëherë stërvitjen e tij të parë me skuadrën ku Altin Lala, ishte një legjendë. Mustafa e njeh shumë mirë kampionatin gjerman dhe futbollin që luhet në këtë shtet dhe ishte gati për një transferim të tillë.

Pas nënshkirmit të kontratës së re ai është shprehur:  “Pas 4 vjetësh në fanellën e ‘djajve të kuq’ vendosa të pranoj një sfidë të re. 4 vjet te Kaiserslautern më kanë formuar personalisht si një lojtar dhe si një person dhe kam pasur mundësi që të rritem më shumë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët, trajnerët, shokët dhe të gjithë ata me të cilët kam punuar. Faleminderit që më keni përkrahur dhe shoqëruar në këtë rrugë.

Unë mezi po pres sfidën time të re me fanellën e Hanoverit dhe shpresoj shumë që ta kem sërish mbështetjen tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat