Edhe një shqiptar në Bundesliga I?

Futboll

Edhe një shqiptar në Bundesliga I?

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:59
Manaj

Të gjithë janë tashmë të bindur për aftësitë e tij. Me golat që ka shënuar për Albaceten dhe karakterin e treguar në fushë, ish-talenti i Interit po përgatitet për transferimin në Bundesligën gjermane. Rey Manaj, sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, në fund të sezonit mund të ndahet nga skuadra aktuale. “Nëse Albacete nuk ngjitet në La Liga, atëherë klubi mund të bëjë një biznes me shumë leverdi. Bëhet fjalë për shitjen e Manajt drejt Bundesligës me një shifër që shkon në afro 5 milionë euro”, ka shkruar media spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat