Lumi edhe një vit me Kukësin

Futboll

Lumi edhe një vit me Kukësin

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:51
Betim Lumi

Mesfushori nga Kosova, Betim Lumi ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Kukësin. Lumi, që përfaqëson Kosovën U-21, është produkt i akademisë së Kukësit dhe këtë edicion është inkuadruar në ekipin e parë.

Mësohet gjithashtu se ai kishte pasur këtë muaj ofertë nga klubi maltez, Hibernians. Lumi ka thënë se në marrëveshje me menaxherin e tij kanë vendosur që edhe sivjet të jetë pjesë e klubit verior, para se të marrë një hap tjetër në karrierën  e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat