PSG kërkon një zëvendësues për Neymarin

Futboll

PSG kërkon një zëvendësues për Neymarin

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:59
Neymar

Klubi francez dëshiron ta mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Neymar që është lënduar.

Lëndimi i Neymarit ka shqetësuar shumë PSG dhe drejtuesit kanë vendosur të kërkojnë një zëvendësues për të. Braziliani do të qëndrojë rreth tre muaj jashtë dhe ai mund të zëvendësohet nga një tjetër brazilian.

Siç raporton “Sky Sport News”, PSG ka nisur sulmin për Willian të Chelseat.

30-vjeçarit i përfundon kontrata me Blutë në verën e vitit 2020 dhe deri më tani te klubi anglez nuk e kanë menduar shitjen e tij.

PSG po insiston për lojtarin, ndërsa një ofertë zyrtare mund të bëjë Chelsean të ndryshojë mendim. Willian luan në krahët e sulmit dhe është pjesë e Premier Ligës që nga viti 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat