Hyka gjen ekipin e ri

Futboll

Hyka gjen ekipin e ri

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:22
Hyka gjen ekipin e ri

Jahmir Hyka do të vazhdojë karrierën e tij në Izrael. Futbollisti i Kombëtares do të lëvizë nga Amerika drejt ekipit të Makabi Netanjah, që mban vendin e pestë në renditje.

Këtë lajm e ka bërë vet të ditur klubi izraelit në faqen zyrtare në “Facebook”. Detajet e kontratës nuk bëhen ende të ditura dhe ky do të jetë shteti i shatë që 30-vjeçari do të luajë, pas Norvegjisë, Greqisë, Gjermanisë, Zvicrës, Amerikës dhe normalisht Shqipërisë.

Hyka nuk ka qenë grumbulluar nga Panuçi në ndeshjet e fundit të Kombëtares, për faktin se nuk kishte shumë minuta në këmbë. Tani më mund të luajë më shumë dhe të kthehet në formën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat