Juventusi nuk heq dorë

Futboll

Juventusi nuk heq dorë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:36
Tangu Ndombele

"Tuttosport" shkruan se në krye të listës së drejtuesve të Juventusit janë dy emra, i pari Pol Pogba dhe i dyti është futbollisti i Lyonit Tangu Ndombele.
Pogba mund të lëvizë në verë, nëse Mançesteri mbetet jashtë Championsit, por për këtë pistë nuk ka siguri, ndaj dhe trajneri Alegri synon mesfushorin e Lyonit të cili kushton dhe më lirë.
Megjithatë ky transferim do të kryhet në fund të këtij sezoni. Francezi ka luajtur këtë sezon 11 ndeshje ne "Ligue One" teksa ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me Kombëtaren franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat