Agnelli ka shprehur shqetësimet e tij

Futboll

Agnelli ka shprehur shqetësimet e tij

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:19
Agnelli ka shprehur shqetësimet e tij

Andrea Agnelli ka mbledhur të gjithë lojtarët e Juventusit pas eliminimit nga Kupa e Italisë. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është takuar me lojtarët, para stërvitjes së sotme. Sipas Sky Sport, presidenti italian u takua me stafin në ora 10:45, ku kanë biseduar rreth eliminimit nga Kupa e Italisë.

Juventus u eliminua mbrëmë nga Atalanta me rezultat 3:0, ndërsa e kishte fituar katër herë radhazi këtë kompeticion.

Agnelli ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me eliminimin, duke kërkuar nga lojtarët që të përgatiten maksimalisht për ndeshjen e fundjavës ndaj Parmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat