Refuzon Juventusin

Futboll

Refuzon Juventusin

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:22
Gary Cahill

Mbrojtësi i Chelsea-t Gary Cahill ka refuzuar transferimin tek Juventus, Monaco dhe Fulham në ditën e fundit të merkatos së janarit. 

Chelsea ishte gati ta lejonte të largohej Cahill në janar, teksa lojtari i përfaqësueses angleze ka bërë vetëm shtatë paraqitje këtë sezon. 

Fulham dhe Chelsea madje kishin arritur marrëveshjen për blerjen përfundimtare, por 33-vjeçari nuk arriti akordin financiar me klubin e Claudio Ranieri-t.

Sipas Sky Sports, ai gjithashtu ka refuzuar transferimin te gjigantët e Serie A, Juventus, dhe Monaco-s në Ligue 1. Ai do të luftojë për një vend titullari te Chelsea i Sarri-t. 

Kontrata e Cahill skadon në fund të sezonit. Ish-lojtari i Bolton dhe Aston Villa ka fituar dy herë titullin e Premier League dhe trofeun e Champions League gjatë shtatë viteve te Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat