Talenti i dalë nga akademia e Skënderbeut, firmos me Sportingun!

Futboll

Talenti i dalë nga akademia e Skënderbeut, firmos me Sportingun!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:49
Talenti i dalë nga akademia e Skënderbeut, firmos me Sportingun!

E bujshme, një talent shqiptar firmos me një prej skuadrave më të titulluara në Portugali. Dean Liço është zyrtarisht lojtar i Sporting Lisbonës. Talenti 18-vjeçar i është bashkuar sot gjigantit portugez dhe konsiderohet si një lojtar me shumë të ardhme. Liço e ka nisur karrierën te Skënderbeu, ku është aktivizuar për skuadrën U-17 të “Ujqërve”.Paraqitjet e tij të mira u konkretizuan më një kalim në Spanjë, te skuadra e Leganes B, ku ka luajtur për një sezon e gjysmë. Edhe në gadishullin iberik, 18-vjeçari ka bërë paraqitje të mira dhe tashmë, gjiganti portugez i Sporting Lisbonës ka siguruar firmën e tij.Liço është aktivizuar edhe për Shqipëri U-17, si dhe tashmë është i grumbulluar edhe me Shqipërinë U-19. Një lojtar që premton shumë për të ardhmen. Mendohet se Liço do të aktivohet fillimisht me Sporting B, ku do të rritet si lojtar, më pas mund ta shohim edhe me ekipin A të skuadrës së njohur portugeze, që ka në përbërje emra si Nani dhe Bruno Fernandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat