Benzema Show në Kupën e Mbretit

Futboll

Benzema Show në Kupën e Mbretit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 23:26
Benzema

Real Madridi ka fituar me rezultat 1-3 në Girona duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Benzema ishte përsëri kryefjala e kësaj përballje ku shënoi dy gola të bukur gjatë pjesës së parë

Benzema ka treguar se është në një formë të lartë sonte gjatë përballjes së dytë çerekfinale të Real Madridit kundër skuadrës katalunase, Girona.

Ishte një ndeshje ku Los Blancos e nisën shumë mirë, derisa qysh në fillim të ndeshjes, kryefjala e këtij takimi ishte Benzema, i cili shënoi dy gola.

Ishte minuta e 27-të kur francezi mori një top të mirë nga Carvajal dhe me t’u liruar lanson një goditje me këmbën e majtë për të përfunduar topi në rrjetë.

Por, goli i tij më i mirë, ndoshta edhe goli më i mirë i sezonit, ishte në minutën e 43-të. Benzema merr një top të mirë nga Vinicius Jr, ku edhe pse dukej që nuk do të godiste ai e shikon këndin e djathtë të portës së portierit Morena dhe godet duke shënuar një gol spektakular.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit të cilët sulmojnë por që Real Madrid mbrohet mirë dhe arrin që të dal përpara.

Megjithatë, Girona e zvogëlon epërsinë në minutën e 71-të ku shënon Pedro Porro.

Kur u mundua që skuadra e vogël katalunase do të tentoi për t’u kthyer në lojë, kështu nuk mendon Real Madrid.

Ishte Llorente që gjeti golin prapë, një gol të bukur nga largësia.

Ky ishe goli i fundit, i cili gol e dërgon Real Madridin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku ata fituan me rezultat të përgjithshëm 7-3. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat