Rrezikoi të vdiste me shokun në makinë

Futboll

Rrezikoi të vdiste me shokun në makinë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Rrezikoi të vdiste me shokun në makinë

Kukësi nuk ka të ndalur në këtë merkato. Pasi blindoi ofensivën me Valdet Ramën, i vetmi repart që i kishte mbetur pa dublant ishte porta. Bakaj dhe Moçka zgjodhën Luftëtarin dhe Bylsin, ndaj me urgjencë drejtuesit nisën që të hidhnin vështrimin diku tjetër. Dhe në kanë shkuar larg sa i përket anës gjeografike.

“Panorama Sport” mësoi ekskluzivisht se senegalezi Mauris Gomis do të jetë pjesë e Kukësit në formë huazimi nga klubi i Serisë A, SPAL. Marrëveshja mes dy klubeve u arrit dje dhe pritet që deri në fundjavë portieri 21-vjeçar t’i bashkohet grupit për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Gomis është vëllai i portierit të parë të SPAL-it, Alfred Gomis. Ai është nën kontratë me italianët dhe së fundmi ka qenë pjesë e Noçerinës dhe Siraklusas në Serinë C. Me të klubi do të gjente më në fund qetësinë për katërkëndorin. Kujtojmë se Faton Maloku u dëmtua gjatë fazës përgatitore dhe kjo u kushtoi që të hidheshin në merkato për një portier të dytë.

HISTORIA E RRALLË – Në Shqipëri përdoret rëndom shprehja: “ky njeri e ka jetën për së dyti”. Dhe i tillë është rasti për Mauris Gomis. Portieri ka qenë në një makinë me një nga punonjësit e Sirakuzës, kur kanë pësuar një aksident të rëndë. Fatkeqësisht, punonjësi i klubit të Sirakuzës, 27-vjeçari Davide Artale, humbi jetën në atë aksident tragjik, ndërsa për Gomis mbijetoi, edhe pse me fraktura të rënda në kokë dhe në qafë. Ngjarja ka ndodhur në shtatorin e vitit 2018 dhe asokohe portieri u detyrua të qëndronte në spital për të paktën 20 ditë. Tashmë që e ka marrë veten, klubi ka menduar që t’i gjejë një ekip ku të ketë mundësi të marrë minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat