Rummenigge: James është një lojtar i madh

Futboll

Rummenigge: James është një lojtar i madh

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:56
Rummenigge: James është një lojtar i madh

Karl-Heinz Rummenigge, drejtor i përgjithshëm i Bayern Munih, foli për James Rodriguez, mesfushorin kolumbian, i cili luan për bavarezët. Gjatë një konference për shtyp në Dusseldorf, ai deklaroi se është një tifoz i madh i futbollistit në fjalë: 

"E pranoj se jam një nga tifozët e tij më të mëdhenj. James është një lojtar i madh, ndoshta i majti më i mirë i të gjithë Bundesligës. Mendoj se të gjithë duam ta shohim James shpesh në fushë, por vendimi është i trajnerit, e them shumë sinqerisht këtë. Personalisht e dua atë lojtar".

Indirekt, Rummenigge i dërgon një mesazh trajnerit Kovac, para ndeshjes së të shtunës, kundër Leverkusen. I pyetur nëse arsyet e zëvendësimit të kolumbianit kohët e fundit është shkuarja me vonesë e James në një seancë stërvitore, diçka që Kovaç e ka mohuar, drejtori i përgjithshëm dha sqarimin e tij: "Kjo nuk ka të bëjë me të. Gjithçka është e bazuar vetëm në atë që trajneri sheh në kampin e trajnimit".

Trajneri kroat dëshironte të shkonte pak më tej dhe të siguronte që tani e tutje, James do të gjente më shumë hapësira: "Në fillim të gjysmës së dytë të sezonit luajmë vetëm një herë në javë. Në javët e ardhshme do të luajmë edhe në mesjavë, çka krijon mundësi për të gjithë, përfshirë edhe James".

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat