Sulmuesi belg nuk po arrin që assesi të ambientohet në ndonjë ekip.
Michy Batshuayi ka një skuadër të re.
Reprezentuesi i Belgjikës, që është në pronësi të Chelseat dhe ishte huazuar te Valencia nuk po gjente hapësira në Spanjë, ndaj dhe u rikthye në Premier Ligë te Crystal Palace me të njëjtën formulë, huazim deri në verë.
25-vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2021 me “Blutë” shpreson të rigjejë formën më të mirë në Premier Ligë, teksa për të është huazimi i tretë pas aventurave me Borussia Dortmundin dhe Valencian.
Me Maurizio Sarrin si trajner, lojtari belg nuk pritet të ketë të ardhme te Chelsea dhe në verë do të zgjidhet përfundimisht e ardhmja e tij.