Barcelona përballet me Realin, sfidë e çmendur - Bota Sot
Barcelona përballet me Realin, sfidë e çmendur

Futboll

Barcelona përballet me Realin, sfidë e çmendur

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 13:58
Ilustrim

Në “Benito Villamerin”, stadiumi i Real Betis, i përcaktuar si mikpritës i finales së Copa Del Rey është hedhur shorti për gjysmë-finalet e kësaj kupe.

Shorti ka rezervuar përballjen me të fortë në Spanjë. Barcelona dhe Real Madrid do të përplasen që në gjysmëfinale. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Camp Nou”, ndërsa ndeshja e kthimit në “Bernabeu”. Përballja e parë do jetë me 6 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 të po këtij muaji. Kujtojmë që me 2 mars do jetë sërish Barcelona që udhëton për në Madrid për "El Classicon" e tretë brenda një muaji, këtë herë për La Liga.

Ndërkohë çifti tjetër i gjysmëfinales do jetë Real Betis kundër Valencia, me Betis që do të jetë mikpritës i ndeshjes në fushën e tyre, ndërsa ndeshja e kthimit do jetë në “Mestalla”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...