Suarez: Jemi në rrugën e duhur

Futboll

Suarez: Jemi në rrugën e duhur

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Suarez: Jemi në rrugën e duhur

Fitorja bindëse me rezultat 6:1 ndaj Sevillës në Kupën e Mbretit ka shtuar besimin në organikën e Valverdes se mund të arrijnë këtë edicion fitoren e trefishtë. Një artikulim i tillë vjen nga sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, që deklaron se e gjithë organika e katalanëve beson fort se mund ta realizojnë me sukses objektivin. Edhe pse ka festuar 32-vjetorin e lindjes, forma fizike e Luis Suarezit është për t’u admiruar, me statistikat që flasin për 15 gola në kampionat dhe 1 në Kupë. “Fitorja 6:1 ndaj Sevillës shton besimin në dhomat e zhveshjes se jemi në rrugën e duhur për të arritur te trofetë në të gjitha garat ku impenjohemi”, tha Suarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat