Guardiola: Problemin e Man City duhet ta zgjidhim si kolektiv

Futboll

Guardiola: Problemin e Man City duhet ta zgjidhim si kolektiv

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:54
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola duket se e ka planin se si duhet kaluar problemet e skuadrës së tij.

Guardiola beson se duhet shumë më shumë sesa De Bruyne, David Silva e Fernandinho për të kthyer kampionët në fuqi në top formë.

Kevin De Bruyne, David Silva dhe Fernandinho nuk kanë ndonjë formulë magjike për Man Cityn në garën për titullin e Premierligës.

Guardiola insiston se duhet kolektivisht ta kthejnë situatën përmbys dhe të zgjidhin problemin e pesë pikëve deficit nga Liverpool.

“Të gjithë lojtarët luajnë në nivel të lartë kur skuadra luan mirë, jo për ndonjë arsye të veçantë” ka thënë Pep.

“Ajo që duhet të bëjmë është që të luajmë mirë dhe kur loja të jetë e mirë, atëherë potenciali individual dot rritet” ka thënë tutje trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat