Warnock: Askush nuk dëshiron ta zëvendësojë Emiliano Salan

Futboll

Warnock: Askush nuk dëshiron ta zëvendësojë Emiliano Salan

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 00:45
Trajneri i Cardiff City

Trajneri i Cardiff City ka zbuluar një fakt interesant dhe prekës rreth merkatos së skuadrës së tij.

Ai ka bërë të ditur se pas zhdukjes së Emiliano Sala, asnjë nga objektivët e kontaktuar nga Cardiff nuk dëshironte të transferohej, pasi nuk donin ta zëvendësonin lojtarin e zhdukur.

“Një apo dy sulmues nuk dëshironin të vinin në skuadër në ato rrethana” ka thënë trajneri në konferencë për shtyp.

“Ata nuk dëshironin të vinin pas asaj që ndodhi, kështu që ishte e vështirë në merkato. Isha i kënaqur me Leandro Bacuna, ishte bonus” ka thënë tutje ai.

Kujtojmë se Cardiff kishte arritur marrëveshje me Nantes për Sala, por aeroplani me të cilin lojtari po udhëtonte u zhduk nga radarët, për të mos u gjetur më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat