Për herë të parë pas 8 vitesh Juventusi luan pa mbrojtësit BBC

Futboll

Për herë të parë pas 8 vitesh Juventusi luan pa mbrojtësit BBC

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:48

Juventusi do të luajë sot në mbrëmje ndaj Parmës në Alianz Stdaium.

Por në këtë sfidë bie në sy që për herë të parë pas vitit 2011 nuk do të startojë treshja e famshme e mbrojtjes BBC ose sic njihet ndryshe Barzagli, Bonucci , Chiellini, shkruan Albeu.com.

Të 3 mbrijtësit në fakt janë të dëmtuar. Barzagli qëndron i dëmtuar prej 2 muajsh, ndërsa Bonucci dhe Chiellini u lënduan në ndeshjen ndaj Lazios dhe Atalantës.

Juventusi e pret Parmën me një mbrojtje tërsisht të re teksa do të luajnë për herë të parë bashkë Rugani dhe Caceres në qëndër të mbrojtjes dhe nga krahët Spinazola dhe Cancelo një mbrojtje e re kjo që kurrë më parë nuk kanë luajtur bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat