Klubi turk thyen rekord, afron 22 lojtarë në vetëm 2 orë

Futboll

Klubi turk thyen rekord, afron 22 lojtarë në vetëm 2 orë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:43
Klubi turk thyen rekord, afron 22 lojtarë në vetëm 2 orë

Magjistarët e tregut,kështu mund të quhet klubi turk i Elazigspor ka arritur në vetëm 2 orë të sjellë 22 lojtarë në skuadër.

Që të afrosh futbollistë në merkaton e janarit është disi e vështirë të qëllosh në lojtarë të mirë përveç Elazigspor. Klubi turk ka vendosur një rekord të ri në merkaton e dimrit.

Të gjitha negociatat për secilin lojtar të sjellë në ekip u mbyllën brenda dy orëve. Një fakt që nuk lë hapësirë për imagjinatë. Nga njëzet e dy lojtarë që u bashkuan me Elazigspor, të angazhuar në ligën e dytë turke, dymbëdhjetë u blenë me para në dorë, ndërsa dhjetë të tjerë u morën në huazim.

Ndërkohë me gjithë këto blerje trajneri i Elazigspor, tani, nuk mund të ankohet për skuadën pasi ka mundësi zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat