Ademi: Ju lumtë djema

Futboll

Ademi: Ju lumtë djema

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:37
Ademi: Ju lumtë djema

Presidenti Agim Ademi ka përgëzuar të gjithë lojtarët, shtabin teknik në krye me Ramadan Cimilin dhe përgjegjësit e futsallit për suksesin e arritur në parakualifikimet e Grupit B për Kampionatin botëror në futsall.
“Ju lumtë djema. Ju dhe ekipet e tjera të kombëtares me sukseset e juaja po na bëni krenar neve dhe të gjithë popullin e Kosovës. Suksesi i arritur sot ka ardhur si rrjedhojë e punës suaj të palodhshme dhe njerëzve që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e futsallit. Besoj fuqishëm se do të vazhdojmë sivjet me suksese tjera nën moton ‘krenari dhe përgjegjësi. Uroj që edhe në fazën e ardhshme kualifikuese të keni paraqitje të tillë dinjitoze”, ka theksuar presidenti Ademi në urimin e tij për Kombëtaren e Kosovës në futsall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat