Humbja ndaj Skënderbeut ka irrituar tej mase tifozët korçarë, të cilët nuk mund të kapërdijnë dot këtë moment. Disfata e 6-të radhazi për kampionët në fuqi, tregon më së miri se skuadra e Orges Shehit është zhytur në një krizë të thellë.
Menjëherë pas ndeshjes, tifozët kanë shpërthyer me komente fyese në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.