Rashica e Rexhbeçaj standardë, të pamposhtur në Bundesliga I - Bota Sot
Rashica e Rexhbeçaj standardë, të pamposhtur në Bundesliga I

Futboll

Rashica e Rexhbeçaj standardë, të pamposhtur në Bundesliga I

Nga: K. Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Rashica e Rexhbeçaj standardë, të pamposhtur në Bundesliga I

Werder Bremeni me Milot Rashicën u kthyen me pikë nga Nurnbergu, duke luajtur baras  1:1, ndërsa Elvis Rexhbeçaj luajti standard për Wolfsburgun në fitoren minimale me rezultat 1:0 ndaj Hertha-s në Berlin, në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesliga I në futboll. Johannes Eggestein (63’) shënoi për Werderin dhe Mikael Ishak (86’) për Nurbergun. Rashica luajti 46 minuta, por fat që të kthehen me fitore. Werder është në pozitën e 10-të me 27 pikë, kurse Nurbergu i 17-ti me 12. Wout Weghorst shënoi në minutën e 65-të për fitoren e Wolfsburgut, kurse Rexhbeçaj u zëvendësua në fund të takimit. Wiolfsburg renditet i gjashti me 31 pikë, ndërsa Hertha bie në pozitën e nëntë me 28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...