Ja si e komenton Cillessen transferimin e Frenkie de Jong tek Barca

Futboll

Ja si e komenton Cillessen transferimin e Frenkie de Jong tek Barca

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:36
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ishte transferimi më i madh i afatit kalimtar dimëror.

Mesfushori premtues holandez u dakordua me Barcelonën në një marrëveshje që përfshinte 75 milionë euro.

Lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës në fund të këtij sezoni, pasi marrëveshja parashihte që ai ta vazhdojë këtë pjesë sezoni me Ajaxin.

E transferimin e tij tek Barcelona duket se shumë mirë e ka pritur edhe bashkëvendësi i tij, Jasper Cillessen.

“Jam shumë i kënaqur që Frenkie u bashkua me ne. Ai është lojtar fantastik që përshtatet me Barcelonën” ka thënë portieri i Barcelonës për “telegraaf”.

Cillessen së fundmi ka pësuar një lëndim që do ta mbajë  atë gjashtë javë jashtë fushave të blerta. Ai do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat