Juventusi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Parmës në kuadër të javës së 22 në Serie A.
Në këtë takim u shënuan plot gjashtë gola, derisa rezultati final ishte 3 me 3.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që pati paraqitje të shkëlqyer në këtë takim, duke shënuar dy gola dhe bëri një asistim, që ishin të pamjaftueshme, transmeton Koha.net.
Golin e parë portugezi e shënoi në minutën e 36 pas asistimit nga Matuidi.
Rugani e dyfishoi epërsinë në minutën e 62 pas asistimit nga Ronaldo, i cili shënoi sërish në mintuën e 66.
Parma golin e parë e shënoi në minutën e 64 përmes Barillas, e dy gola nga Gervinho, në minutën e 74 dhe 90+3 ia siguruan një pikë Parmës nga kjo ndeshje.
Juventusi në vendin e parë ka 60 pikë, kurse Parma në vendin e 12 ka 29 pikë.