Sipas mediave spanjolle, ky lojtar është i tepër në skuadrën e Valverdes

Futboll

Sipas mediave spanjolle, ky lojtar është i tepër në skuadrën e Valverdes

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:06
Barcelona

Mediat spanolle janë duke e vlerësuar se mesfushori kroat, Ivan Rakitic, është i tepërt në Barcelonë, përderisa vetë futbollisti ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet dhe se është i interesuar për një kontratë të re.

Megjithatë, përditshmja ‘Sport’ shkruan se Rakitic sigurisht do të largohet, por nuk dihet kur.

I njëjti burim thekson se Barcelona i ka premtuar përforcimit të ri, holandezit Frenkie de Jong, se do t’i largojë Rakiticin, Deniz Suarezin dhe Rafinhan, për t’ia zvogëluar konkurrencën në ate pozitë.

Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e vlerëson shumë Rakiticin. Nën drejtimin e tij, Rakitic është futbollisti me më shumë minuta (2477), pas Jordi Albas dhe Gerard Piques. Në këtë sezon Rakitic është paraqitur në 31 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe ka realizuar 6 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat