Ancelotti konfirmon largimin e Hamsikut nga Napoli

Futboll

Ancelotti konfirmon largimin e Hamsikut nga Napoli

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:29
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Marek Hamsik është drejt largimit nga Napoli

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Marek Hamsik është drejt largimit nga Napoli, derisa ka thënë se ylli sllovak është në bisedime me një klub kinez.

Mediat italiane raportojnë se kapiteni 31 vjeçar i Napolit në 48 orët e ardhshme pritet ta kompletojë transferimin te klubi kinez Dalian Yifang që ka ofruar 25 milionë euro për shërbimet e tij.

“Negociatat po vazhdojnë, ne duhet ta vlerësojmë së bashku me lojtarin. Klubi ka respekt të madh për këtë lojtar, pasi ka shkruar historinë me Napolin, por nëse ai dëshiron ta ketë një përvojë tjetër, synojmë ta bëjmë të lumtur”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport Italia.

Hamsik është pjesë e Napolit që nga korriku i vitit 2007, dhe mban rekordin për paraqitje. Me këtë të sotmen ndaj Sampdorias ai luajti 520 ndeshje derisa ka shënuar 121 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat