Higuain vendos rekord special nën urdhërat e Sarrit

Futboll

Higuain vendos rekord special nën urdhërat e Sarrit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 00:28
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka një rekord impresiv nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri dhe këtë e kanë treguar edhe dy golat e shënuara sonte (e shtunë).

Sarri dëshironte vetëm një sulmues dhe ai sulmues ishte “El Pipita”, i cili ishte i huazuar nga Juventusi në Milan. Por, Chelsea arriti disi ta kompletonte transferimin e tij dhe tashmë po del si transfer i qëlluar.

Higuain shënoi dy herë në fitoren e tyre 5 me 0 në Premierë Ligë kundër skuadrës së Florent Hadergjonaj – Huddersield Town.

31-vjeçari ka një raport të veçantë me trajnerin Sarri, pasi sulmuesi argjentinas është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave brenda një sezoni në Serie A, kur realizoi 36 herë për Napolin në sezonin 2015/16 nën udhëheqjen e tij.

Me golat e tij te Napoli dhe këto dyja sonte te Chelsea, Higuain ka luajtur 45 ndeshje kompetitive nën drejtimin e Sarrit si trajner dhe brenda tyre ka shënuar 40 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat