Një mace e zezë shkakton kaos në stadiumin e Premier League - Bota Sot
Një mace e zezë shkakton kaos në stadiumin e Premier League

Futboll

Një mace e zezë shkakton kaos në stadiumin e Premier League

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 06:50
Pamje nga videoja

Këto skena i kemi parë të ndodhin në kampionate të rëndom të Brazilit apo Argjentinës, por jo në Premier League, kampionatin më të fortë në botë. 

Megjithatë, ja që ndodhi edhe në Britani. Gjatë sfidës së Everton me Wolves, një mace e zezë ka vrapuar rreth e qark fushës për rreth dy minuta duke ndërprerë ndeshjen. 

Goodison Park e priti me humor këtë surprizë teksa lojtarët në fushë e kanë shfrytëzuar pauzën për të rikuperuar sado pak energji. 

Pas ndeshjes, e cila u fitua 3-1 nga Wolves, trajneri Espirito Santo është shprehur: “Macja e zezë? Në Portugali, vendlindja ime, macet e zeza janë ters, kështu që shpresoj të mos shoh më mace të zeza nëpër fusha.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...