Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, janë rritur ndjeshëm rrogat që ofrojnë klubet kosovare për futbollistë.
Ekipi nga Drenasi, Feronikeli është kampion sa i përket rrogave. Sipas mediave vendore, futbollisti më i paguar në Superligë është Hamed Kone.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, që u transferua gjatë janarit te Feronikeli paguhet 3,500 euro bruto në muaj.
Kjo i do të thotë se ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që paguhet 2,873 euro.