Trajneri i Reims ka pasur vetëm fjalë të mira për Arbër Zenelin.
Trajneri David Guion e ka lartësuar Arbër Zenelin, i cili debutoi nga stoli në fitoren e Reims 2-1 kundër Marseille të shtunën në Ligë 1, duke thënë se është fantastike sesi kosovari është pershtatur me grupin e lojtarëve brenda javës.
"Ne kemi bërë një transfer të së ardhmes. Zeneli bëri një javë me ne. Ai qe në gjendje të adaptohet me grupin', tha Guion për lojtarin e Kosovës.
Ai foli edhe për aftësitë e futbollistit më të mirë të Kosovës për vitin 2018.
"Ai është djalosh me teknikë interesante", perfundoi tekniku i skuadrës franceze.