Paçarada e nisi me këmbë të mbarë stinorin pranveror

Futboll

Paçarada e nisi me këmbë të mbarë stinorin pranveror

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 15:23
Paçarada e nisi me këmbë të mbarë stinorin pranveror

Reprezentuesi i Kosovës,  Leart Paçarada, e nisi me këmbë të mbarë stinorin pranveror në Bundesliga II gjermane. Ai me ekipin e Sandhausen-it arkëtuan tri pikë domethënëse, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Bochum-it, në ndeshjen e javës së 20-të.

Djali i ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, Learti, dha maksimumin që kur u aktivizua nga minuta e 46-të. 

Futbollistët Knipping (54'), Wooten (76') e Schleusener (90’) shënuan për fitoren e madhe të Sandhausenit, e cila renditet në vend të 16-të me 16 pikë, 14 me pak se Bochum që është i 8-ti në klasifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat