Kovac pranë shkarkimit nga Bayern

Futboll

Kovac pranë shkarkimit nga Bayern

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Kovac

Humbja e papritur që Bayern Mynih pësoi në fushën e Bayer Leverkusen ka rikthyer sërish polemikat te kampionët e Gjermanisë.

Dhe sërish në qendër të kritikave është trajneri Niko Kovac, që sheh sërish të afrohen fantazmat e një shkarkimi të mundshëm.

"Nuk meritonim humbjen, pasi Bayern gjuajti 4 herë në portën tonë dhe realizoi 3 gola. Diferenca ishte se ata ishin më cinik se ne, që realizuam vetëm një gol”, tha Kovac. “Nuk ishim kompaktë dhe bëmë disa gabime, që na kushtuan shumë. Kjo është e pafalshme”, tha trajneri kroat.

"Më vjen keq që sa herë që humbasim emri im lakohet se do të shkarkohem. Megjithatë, ky është fati i trajnerit në sportin tonë. Gabimi është i të gjithëve, pasi duhej ta kishim mbyllur atë ndeshje pas avantazhit 1-0. Meritonim të paktën barazimin, por sporti ka edhe surpriza”, tha Kovac.

Tashmë Bayern Mynih është 7 pikë pas Borussia Dortmund në renditjen e Bundesliga pas ndeshjeve të javës së 20-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat